AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 08:55

Banori tregon ngjarjen pas shpërthimit në Pogradec: Tmerr, na u duk si bëjnë ata në Izrael e Palestinë

Banori tregon ngjarjen pas shpërthimit në Pogradec: Tmerr, na u duk si

Një banor i pallatit në Pogradec ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëses ka treguar se ata janë trunditur gjatë natë nga shpërthimi i fuqishëm në sheshpushim e katit të dyt. Ai shprehet se i iu duk sikur u shemb pallati. Më tej duke folur për mediat banori tha se u ishte dukur tmerr si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. 

Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.

“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.