TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkia e Dropullit akordon një milion lekë të reja për familjen e Irakli Ndriços, pasi më 28 nëntor vajza e shtëpisë Krisanthi Ndriço, 12 vjeç, humbi jetën si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga zjarri i rënë në banesën ku jetonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dervician, ndërsa vajza ndodhej në shtëpi me të atin në momentin që ka rënë zjarri në shtëpi.
Mësohet se 12-vjeçarja ishte me çrregullim të spektrit autik. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë, vajza u fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, babai e gjeti vajzën të asfiksuar. Fqinjët flasin të dëshpëruar për ngjarjen e rëndë.
49- vjeçari Irakli Ndriço pësoi djegie të shumta në trup. Ai u dërgua nga fqinjët në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht, ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut pas ndërhyrjes së parë në repartin e reanimacionit.