AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 17:44

“Shpartalloi sistemin shëndetësor”/ Ish-kryeministri Berisha akuza qeverisë: Hoqën rimbursimin për fermerët për të futur produktet serbe! Rama mbylli dyert me BE-në

“Shpartalloi sistemin shëndetësor”/ Ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me takimet e “Foltores” pasditen e sotme në zonën e Bilishtit. Në fjalën e tij, ish-lideri i PD-së ka akuzuar qeverinë se në këto tetë vite, ka mbyllur dyert e integrimit në BE.

Sipas Berishës, Rama ka shpartalluar sistemin shëndetësor dhe arsimor për shkak të vjedhjeve.

“Rama e bëri Shqipërinë delen e zezë të Ballkanit. Varfëroi shqiptarët. I zbriti ata nga kombi në vend të parë për rrogat mesatare më të larta në rajon, në vend të fundit. Shqipëria është vendi me çmimet më të larta në rajon. Me disa nga shërbimet kryesore, ju qytetarë paguani më shtrenjtë ser të gjithë qytetarët e Europës. Paguhet më shtrenjtë se kudo tjetër, shërbimi shëndetësor, pasi është shpartalluar në atë shkallë. Një pandemik që pllakosi Europën dhe botën, mori në Shqipëri më shumë jetë se në çdo vend tjetër të Europës. Mori më shumë jetë se në shumicën dërrmuese në mbarë planetin. Kjo sepse sistemi shëndetësor është i shpalltaruar. Për një arsye të vetme, pasi vidhet. I tillë është dhe arsimi në Shqipëri. Ju paguani për fëmijët në universitete, me mesatarizim më shumë se çdo qytetar europian. Më shumë se ne paguajnë vetëm 2-3 kombet e tjera. Ne paguajmë më shumë se në Gjermani, Greqi e shumë vende të tjera të Europës. Njohur rritje të dhimbshme çmimesh”, tha Berisha.

Berisha shprehet se Rama hoqi rimbursimin 6% të TVSH-së për fermerët në mënyrë që të hapë rrugën për futjen e produkteve serbe.

“Vetëm 3 muajt e fundit, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur me 10-15%. Përveç kësaj, naftën e merrni më shtrenjtë se çdo komb tjetër në Europë. Të gjitha këto, sepse tregu ka humbur çdo lloj logjike pasi është dominuiar nga kartelet e lidhur me qeverinë. Kohët e fundit, qeveria hoqi 6% e TVSH-së. Në vend ta shtonte rimbursimin, e hoqi vetëm për t’i hapur rrugën produkteve të Serbisë. Këtë e bën vetëm një qeveri me axhendë antikombëtare. Në këto 8 vite, vendi u kthye në proktektorat të krimit. Nëse kjo qeveri, i mbylli dyert e BE-së në 8 vite, cili ishte roli dhe kontributi i opozitës. Roli opozitës me në krye pengkryetarin, ishte i mjerueshëm. PD ka dështuar në çdo nismë që ka marrë përveç dekriminalizimit. Ka dështuar me çdo protestë që ka nisur, dhe në çdo gjë. Në çdo premtim që kanë bërë, kanë dështuar të garantojë rotacionin e pushtetit me votë”, tha ish-kryeministri.