TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Nga ‘Foltorja’ e Devollit, Berisha ka paralajmëruar Bashën se veç ‘Toyota Yaris’ dhe dosjes Muzin, do të dalin edhe dosje të tjera ku është përfshirë.
“Faktet po dëshmojnë cdo ditë e më shume se nëse në vend është vendosur narkoshteti, për fat të keq kreu i opozitës me dosje të tij të krimit është aksioner i këtij shteti. I kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, dosjen Muzin. Me radhe do dalin edhe dosje të tjera”, tha Berisha.
Ndërsa e akuzoi se në Belgjikë është i proceduar penalisht lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’, Berisha tha se Basha me këtë dosje në Belgjike është shpallu anëtar i organizatës kriminale.
“I kërkoj jep dorëheqjen, mos u fsheh pas dosjeve tua. Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, me dosje në Belgjike shpallet anëtar i organizatës kriminale. Me këtë rast ju garantoj se sic e ka zakon se ‘për cdo gjë fajin e ka Saliu’, ai prishi operacionin dhe ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kjo nënkupton implikimin tënd. Ka fshehur se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetor të këtij viti u thirr përsëri, më 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, tha Berisha.