AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 17:53

Berisha bën deklaratën e fortë: Basha, në ndjekje penale nga Belgjika!

Berisha bën deklaratën e fortë: Basha, në ndjekje penale nga

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me demokratët e Bilishtit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ka ardhur koha për një strukturim të re të partisë e të instalohen vlerat konservatore. Po ashtu, ai pretendoi se ndaj liderit aktual të PD, Lulzim Bashës, është hapur një hetim në Belgjikë, në lidhje me paratë e gjetura brenda makinës “Toyota Yaris”.

Ai kërkoi nga Basha që të japë shpjegime rreth kësaj cështje, si dhe kërkoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i PD.

Rroli i opozitës në këto 8 vite me në krye peng kryetarin ishte e mjerueshme. Opozita ka dështuar në çdo nisëm, veç dekriminalizimit. Ata kanë dështuar në çdo gjë, në çdo premtim, kanë dështuar të garantojnë rotacionin e pushtetit me votë. Sa herë u mashtruat ju se do të mbrohej vota. Nisi çadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri duke dorëzuar votën. Si përfundim sot vijmë kokulur para shqiptarëve sepse kemi humbur 4 zgjedhje, apo i kemi dorëzuar ato. Një njeri me zero civilitet nuk kupton që pas 4 humbjesh duhet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Çfarë ndodhi me opozitën? Ndodhi ajo që çdo ditë po del në pah.

Ndodhi kryetari peng i marrë nga qeveria dhe të tjerë. Në fillim unë ju deklarova ju dhe e quajta atë peng Basha. Ju e keni pasur të vështirë ta realizoni atë, por unë kurrë nuk e etiketoja ashtu pot ë mos ishte i sigurt që ishte ashtu, e faktet po dëshmojnë këtë gjë. Ai të japë shpjegime për dosjen 'Toyota Yaris'. Do të dalin me radhë edhe dosje të tjera. Grantoj këtu se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë për aq kohë sa do të jetë PD forca më e fuqishme e vendit.

Të ndalemi për një moment, ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron në parlament se ditën e shtunë do të vijnë me një seri Toyotash 5 mln euro dhe do i priste Balla. Deklaratë që në pamjet ë parë dukej si fantazi. E pyetën atë se si e bëri këtë deklaratë. Ai tha se është e sigurt që do të vijë, por unë i thash nëse është e sigurt pse zbulon informacionin. Kjo deklaratë do të thotë paralajmërim që të mos hyjnë në Shqipëri dhe zbulim i operacionit. Jo më tha, sepse i ndjekin me GPS.

Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për atë aferë dënohet vetëm një njeri, kjo do të thotë që Edi Rama ia mbylli dosjen peng kryetarit. Mirëpo dosja i ka rrënjët në Belgjikë, atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Nëse Rama pengut ia mbylli dosjen e Tiranës atje nuk ia mbyllte dot. Këtë kohë gazetarët kanë zbuluar dokumente në të cilat Ministria e Drejtësisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge, kjo ka ndodhur në vitin 2019, e vazhdon ende e sot. Fjala është e drejtësisë belge. Drejtësia belge është e pavarur. Tani, dua t’i kërkoj në emrin tuaj të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjet. Edi Rama, e ka kursyer, e ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, tha Berisha.

Poll