TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Simon Mirakaj, ish i persekutuar politik, i cili ka qëndruar 44 vjet në internim, komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatin e ditëve të fundit lidhur me ndërhyrjet në burgun e Spaçit. Ne emisioon ishin te ftuar dhe Neritan Ceka dhe Auron Tare!
Ai e cilësoi krim ndërhyrjen në këtë burg, ku siç tha të burgosurit që kanë vuajtur dënimin dhe familjarët e tyre kanë kujtimet dhe dhimbjen që nuk mund të tjetërsohet.
“Ndërhyrjen e kam quajtur krim, e kam quajtur majin muaji i përpjekjeve për liri. Aty ka ndodhur një kryengritje, u ngrit flamuri pa yllin e kuq në tarracën e burgut. Në krye kanë qenë një grup të rinjsh, ishin futur në burg për mendimin ndryshe, ka një nen që i ka dënuar; agjitacion dhe propagandë, kanë qenë kundërshtarë të regjimit jo viktima.
Nëse ti lëviz një tullë duhet të pyesësh, ku ka qenë kjo tullë? nëse ti bën penxheret duralumini, e zbukuron… ferri nuk ka nevojë për zbukurime, nëse e zbukuron e ke tjetërsuar, aty të burgosurit kanë kujtimet e tyre, kanë dhimbjet e tyre, jo vetëm ata por edhe të afërmit e tyre”, tha ai.