AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 09:39

Rama: Filluam punën për samitin e NATO-s. Ka ardhur grupi i inspektimit nga Brukseli për të inventarizuar kushtet. Gati hapja e një tjetër grup kapitulli me BE

Rama: Filluam punën për samitin e NATO-s. Ka ardhur grupi i

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rubrikën “Sy m Sy” në rrjete sociale se ka filluar puna për organizimin e samitit të NATO-s, që pritet të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027.

Rama u shpreh se ka ardhur një grup nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë kushtet dhe mundësitë e mikpritjes në Shqipëri, sa i përket infrastrukturës dhe logjistikës.

Sa i përket samitit të Komunitetit Politik Evropian një muaj më parë në Tiranë, Rama tha se ishte një spektakël jehona e të cilit vijon ende në Evropë.

Rama: Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave, urojmë dhe shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit të hapim pastaj edhe grup-kapitullin e fundit, që t’i kemi të gjitha grup kapitujt të hapura. Në ndërkohë samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon.

Në ndërkohë kemi filluar punën për samitin e NATO-s, në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës. Topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit.