TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike, në një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ka kërkuar informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore nga ana e SPAK.
Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.
“Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.
Duke vazhduar: “Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?
Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?”.
Letra e zbardhur:
Kërkesë për informacion
Nga:
Z. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: [email protected]
Baza ligjore:
Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.
Drejtuar:
STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)
Z. Dumani,
Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:
Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?
Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?
Duke ju falenderuar,
DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE
Franci NURI