TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për "ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit".
"Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën e ajsbergut, besoj se ka shumë mëkate se ato që janë aty. Pavarësisht se këta të mazhorancës nuk po flasin, por po të isha Rama, me këtë raport do të isha i kënaqur pasi tregon vetëm 10% të krimit.
Megjitahtë, çfarë ka te ky raport diçka që nuk e kemi parë në zgjedhjet e mëparshme? Është një gjë, që po ti hyjmë është shqetësuese.
Ajo konsiston te një fjali, ku thuhet, që u vu re një ndarje e papërfillshme midis partisë dhe shtetit dhe thuhet pastaj duke mos zbatuar pastaj rekomandimet e kartës së Copenhagenit të vitit 90. Vendet që po dilnin nga perandoria e Bashkimit Sovjetik, nëse nuk ndanin partinë nga shteti, nuk bënin dot zgjedhje. Që të kishte zgjedhje demokratike, partia duhet të ndahej nga shteti. 31 vite më pas, jemi kthyer ku shtetin dhe partinë i kemi bërë një. Ky është qëndrimi kryesor, që vetëm ky togfjalësh vlen për të hapur diskutimin, a jetojmë në demokraci.
Nga ky konkluzion vjen tjetri, që garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta gjatë garës.
Po të shohësh, dallon kollaj mediat e PS dhe të PD. Mediat e PS thoshin, gara ishte konkuruese, por garuesit nuk gëzonin kushtet të barabarta. Ne e marrim gotën bosh ose plotë.
Këtu është një deja vu e atyre që kemi parë. Përdorimi i investimeve publike dhe e administratës, nuk i ka shpikur Rama dhe nuk do të përfundojnë me Ramën. Kur ishte Berisha në pushtet e përdori tunelin e Elbasanit? E përdori administratën? Patjetër. Pra edhe mund ti humbasësh zgjedhjet duke përdorur. Sado që kjo nuk është e lejueshme, nuk është thelbi që pengon rrotacionin. Ne kemi ardhur në pikën, që bëjmë zgjedhje me rrotacion të pamundshëm. Këtë, e realizojmë vetëm kur partia njehësohet me shtetin. Nuk është puna PD, Qori apo Lapaj. Me këtë dokument, u thuhet shqiptarëve, jeni dele sepse vota juaj nuk ka vlerë, për votën tuaj do të vendosë partia shtet. Ne mund të marrim shumë pjesëza, që ngjajnë me raportet e tjera. E vetmja gjë që bën ndryshim cilësor është që na flitet për parti shtet. Atje ku zgjedhjet i vendos një parti shtet, nuk flitet dot për zgjedhje", tha ndër të tjera Bushati.