TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kemi arritur tashmë në ditën e pestë të procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Bëhet e ditur se janë numëruar tashmë 462 kuti , ndërsa mbeten edhe rreth 60 për qind e tyre ende për t’u numëruar.
Dy partitë e mëdha, pra Partia Socialiste dhe koalicioni PD-ASHM kanë humbur vota nga numërimi fillestar. Përkatësisht PD ka humbur 221 vota dhe PS 194.
Koalicioni Euroatlantik 10 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota.
Ndërkohë është shënuar edhe një përplasje verbale mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmali.
Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.
KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.
Debati:
Dogjani: Hajde shife sa e qartë është këtu!
Rusmali: Shif se të nxjerr policia.
Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajduta. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-5, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shprehu vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari. Me të padrejtë na i heq votat ti, nuk je i pari.
Nuk është hera e parë, ju mi keni heq votat nga 4-5. S’lini me fut as vëzhgues. Turp të keni, do t’i marrë të gjitha videot një për një, do t’i çoj në SPAK, do t’i çoj çdo votë që ma keni marrë ju. Turp të kesh Ilir, turp të kesh. Kërkoj të jesh i drejtë. Nuk kërkoj benefite. Me çdo gjë të jesh i drejtë. Hajde ta hapim votën. Ta rivlerësojmë edhe një herë. Talleni. Ja vota.