TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump ka marrë një goditje të fortë nga gjykata amerikane. Gjykata federale në SHBA i ka mohuar Presidentit Donald Trump autoritetin për të vendosur tarifa të gjera sipas një ligji emergjence. Tarifat në fjalë do të “shfuqizoheshin dhe zbatimi i tyre do të ndalohet përgjithmonë”, thekson vendimi i gjykatës përgjegjëse për tregtinë ndërkombëtare në Nju Jork.
Në vendimin e saj gjykata tregtare zbuloi se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij, për pasojë duke abuzuar me pushtetin, duke vendosur detyrime të përgjithshme për importet nga partnerët tregtarë të SHBA.
Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare tha se Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit autoritet ekskluziv për të rregulluar tregtinë me vendet e tjera që nuk kapërcehet nga fuqitë emergjente të presidentit për të mbrojtur ekonominë e SHBA.
Gjykatësit urdhëruan gjithashtu administratën Trump të lëshojë urdhra të rinj që pasqyrojnë urdhrin e përhershëm brenda 10 ditëve. Administrata Trump pak minuta më vonë paraqiti një njoftim apeli dhe vuri në dyshim autoritetin e gjykatës.
Gjykata shfuqizoi me efekt të menjëhershëm të gjitha urdhrat e Trump për tarifat që nga janari, të cilat ishin të rrënjosura në Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA), një ligj që synonte të trajtonte kërcënimet "të pazakonta dhe të jashtëzakonshme" gjatë një emergjence kombëtare.
Megjithatë, tarifat për çelikun, aluminin dhe makinat nuk u hoqën ato nuk u vendosën për shkak të një emergjence. Kjo do të thotë që prodhuesit gjermanë të makinave vazhdojnë të preken nga tarifat.
Vendimet e Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare me qendër në Manhattan, e cila shqyrton mosmarrëveshjet që përfshijnë ligjet ndërkombëtare të tregtisë dhe doganave, mund të apelohen në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun Federal në Uashington, D.C., dhe përfundimisht në Gjykatën e Lartë të SHBA.
Megjithatë, pas vendimit të gjykatës, dollari amerikan u vlerësua si kundrejt frangës zvicerane, një monedhë tradicionale e sigurt, ashtu edhe kundrejt jenit japonez. Pati ngazëllim në tregjet e aksioneve, me kontratat e ardhshme të aksioneve amerikane, të cilat pasqyrojnë zhvillimet e ardhshme në tregtimin jashtë bursës, që u rritën ndjeshëm.
Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë sulmoi "gjyqtarët e pazgjedhur" të cilët, sipas tyre, nuk kanë të drejtë të vendosin se si të merren me një emergjencë kombëtare
“Presidenti Trump është betuar ta vërë Amerikën në plan të parë dhe administrata është e vendosur të përdorë të gjitha levat e pushtetit ekzekutiv për të adresuar krizën dhe për të rikthyer madhështinë e Amerikës”, tha zëdhënësi Kush Desai në një deklaratë.
Çfarë thotë vendimi?
Një gjykatë amerikane e specializuar në çështjet e tregtisë ndërkombëtare ka rrëzuar, në një vendim të bërë publik dje, të mërkurën, zbatimin e tarifave doganore "hakmarrëse" prej të paktën 10% që Trump dëshironte dhe që tashmë janë vendosur për të gjitha produktet nga vendet e huaja të importuara në SHBA. Gjykata agumenton se vetëm Kongresi ka fuqinë për të marrë vendime për marrjen e masave të tilla.
Sipas gjyqtarëve , urdhrat ekzekutivë të 2 prillit, të cilët vendosën tarifa prej të paktën 10% për të gjitha produktet e importuara dhe deri në 50% në varësi të vendit të origjinës, tejkalojnë kompetencat e dhëna presidentit sipas ligjit IEEPA për të rregulluar importet përmes përdorimit të tarifave doganore.
Ligji IEEPA i lejon presidentit të vendosë për masat e nevojshme ekonomike ose të vendosë sanksione ekonomike për të adresuar një kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë.