TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori njohur më parë si Donald Chow, është një nga aktorët më të njohur në Azi për bashkëpunimet e tij me regjisorin John Woo në filmat heroik A Better Tomorrow, Killer, dhe Hard Boiled, dhe në Perëndim për rolet e tij si: Li Mu-bai në Tugur, Dragon i fshehur dhe Sao Feng në Piratët e Karaibeve: Në fund të botës.
Ai luan kryesisht në filmat dramatik dhe ka fituar tre çmime të “Hong Kong Film” për aktorin më të mirë dhe dy Golden Horse Awards për aktorin më të mirë në Tajvan.
Pasi Chow Yun u shfaq në serinë televizive në 1980 tek The Bund në TVB, shumë shpejt ai do të bëhej një emër familjar në Hong Kong. Seria, “Për ngritjen dhe rënien e një gangsteri në vitet 1930 në Shangai”, u bë një hit në të gjithë Azinë dhe e bëri Chow një yll të kinematografisë botërore.
Chou Yun ka deklaruar se pasi të jetë ndarë nga jeta pasuria e tij e majme do t’u jepej për bamirësi njerëzve në nevojë.
63-vjeçari njihet për një stil jetese tepër modeste, edhe pse është listuar ndër njerëzit më të pasur në botë nga revista e njohur amerikane ‘Fobes’.
“Këto para nuk janë diçka që i zotëron përgjithmonë. Kur një ditë të mos jem më, duhet t’ua japësh të tjerëve që kanë nevojë për to”, ka deklaruar ia gjatë një interviste.