TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të Vlorës. Vendimi i saj ka ardhur pas publikimit në Opinion.al të video-regjistrimit ku inspektorët e IKMT udhëzonin pronarin e objekteve që u shemben në Jalë të jepte para për të mbrojtur pronën.
Bëhet fjalë për inspektorët: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.
“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, tha Bici.
Biseda e zbardhur:
Inspektori: Kur të vijë puna lart thonë ma bëri kryeinspektori.
Pronari: Nuk të prek njeri me dorë se vjen me pushtet ti këtu.
Inspektori: Na nxorën traun atje, vajtëm me makinën e punës dhe na tha nuk lejohet brenda. Ca thua ti ore…
Pronari: Ne i kemi miq
Inspektori: Po bënin dy pishina të mëdhaja ata, njëra ishte me leje, tjetra pa leje.
Inspektori: Në të gjitha objektet ka bërë ai ne i kemi vajtur, kemi lënë procesverbal, se ca bën ai lart është puna e tij. Unë me timen e kam bërë, jam në rregull…
Pronari: Janë me radhë këto punë, vajti në Llogara ai s’pranonte fare se ishte pronar.
Inspektori: Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka…
Pronari: Ku do gjej unë jemi 20 vetë pa pune, me këtë jetojmë. Jam i shpronësuar nuk kam një metër katror në pronat e mia.
Ditën kur është regjistruar kjo video, inspektorët kanë lënë edhe procesverbalin për konstatimin e objekteve pa leje ndërtimi. Aty shihen emrat e inspektorëve që kanë firmosur, ndërsa subjekti ka refuzuar te firmosë.