TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas policisë, fëmija me iniciale Xh.N. u aksidentua nga një zetor që drejtohej nga kushëriri i 14-vjeçarit. Ky i fundit, Ervis Allkanjari 30 vjeç, u ndalua nga policia.
Pas aksidentit, fëmija është transportuar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç. Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi Policia.