AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 19:56

FOTO/ U ekzekutua me 150 plumba nga kartelet pasi arrestoi djalin e El Çapos, ja kush është polici

Eduardo Triana Sandoval është oficeri i policisë meksiakne, i cili u ekzekutua me 150 plumba. 32-vjeçari u vra nga dy persona në parkingun e një qendre tregtare, dy ditë më parë, 15 minuta pasi kishte mbaruar turnin.

Një makinë e kuqe iu afrua Nissan-it të Eduardos, siç u pa nga kamerat e sigurisë. Prej aty dolën dy vrasës të cilët e rrethuan policin dhe qëlluan plot 150 plumba, duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave të huaja, i riu kishte luajtur rol kryesorë në arrestimin e djalit të El Çapos, Ovidio Guzman, i cili u lirua vetëm disa orë më vonë, pasi djali tjetër i El Çapos, Archivaldo Guzman, urdhëroi një sulm masiv.