TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që ndodheshin në automjetin BMW, mes tyre tre fëmijë. Fatmirësisht, sipas mjekëve, të tre fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë dokumentuar aksidentin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik, ku humbi jetën 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve.