AKTUALITET, 28 Prill 2019, 17:52

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Zvicër

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Zvicër


Një aksident gjatë punës, i ka kushtuar jetën një shqiptari në Zvicër, gjatë ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e të ndjerit, shtetasit me inicialet A.Z., të cilët me anë të një postimi në rrjetetsociale shkruajnë: “Familjar, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”.

Sipas portalit Albinfo.ch, “Policia e Solothurn-it ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, rreth orës 12, ka ndodhur një aksident në punë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar”.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.