AKTUALITET, 4 Tetor 2020, 21:05

Aksident në Korçë, makina përplas 17-vjeçarin, transportohet me urgjencë në spital

Aksident në Korçë, makina përplas 17-vjeçarin,


Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq pranë fshatit Symizë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar rrugën.

Mësohet se i aksidentuari është një i ri i moshës rreth 17-vjeç.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje.