AKTUALITET, 14 Korrik 2019, 23:20

“Forcat Speciale aksion për prishjen e shtëpive në Unazën e Re”, reagojnë ashpër banorët: Jemi në gatishmëri… Do t’i djegim si minjtë!

Banorët e Unazës së Re kanë reaguar menjëherë pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, se pritet që në fshehtësi të plotë të ndërmerren aksione për prishjen e disa banesave në këtë zonë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, banorët shprehen se do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, duke kërcënuar hapur se do të marrin masa për të mbrojtur me çdo kusht shtëpitë e tyre.

“Duhet të jemi në gadishmëri! Të lajmërojmë njerëzit tanë kudo që i kemi. Po guxuan të vijnë në shtëpitë tona do t’i djegim si mijtë. Nuk kanë asnjë shancë!”

Kujtojmë se më herët përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha përcillte denoncimin e një polici i cili shprehej se, mbrëmjen e sotme në fshehtësi pritet të merret një aksion në të cilin do të përfshihen edhe Forcat Speciale.

Edhe pse prej disa muajsh banorët e zonës protestojnë kundër projektit korruptiv, qeveria dhe kryeministri Rama është i vendosur të mos heq dorë nga projekti i “Unazës së Re” dhe të prish banesat.

Postimi i Berishës:

Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb.Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…”

Kujtojmë që banorët e Unazës së prej muajsh vijojnë protestat në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre.