AKTUALITET, 15 Korrik 2019, 08:36

Rritja e çmimit të naftës, sot qytetarët në protestë


Ndërkohë që taksat sa vijnë e rriten, dita e sotme do të rikthejë bujshëm bashkimin popullor kundër kësaj padrejtësie.

Referuar rritjes së çmimit të naftës, por jo vetëm, dje ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale një poster, i cili i fton qytetarët të protestojnë sot.

Protesta nuk pritet të udhëhiqet nga ndonjë parti politike, por do të jetë thjesht në kuadrin e një bashkimi qytetar, për të shprehur indinjatën e tyre kundrejt projektligjit të qeverisë, që parashikon ngritjen me 20 lekë për litër të naftës.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, shkruhet në një postim që është bërë viral në rrjetet sociale.