TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vajza që shihni në foto është Desantila Sollaku, e njohur si Tila, e cila humbi jetën ditën e sotme në Kanionet e Holtës në Gramsh.
25-vjeçarja ishte nisur së bashku me familjen e saj për të kaluar një fundjavë pranë bukurive të natyrës, pa e ditur se nuk do të dilte gjallë nga Kanionet e Holtës. Vëllai i saj Denisi, sapo ishte kthyer nga jashtë dhe për këtë arsye familja kishin vendosur të bashkoheshin.
Sollaku jetonte në Savër të Lushnjes, por shumë shpejt do të largohej me të vëllanë drejt Gjermnaisë, pasi kishte përfunduar studimet për infermieri në Tiranë.
Familja Sollaku kishin dy vajza dhe një djalë. Ata merreshin me tregti të produkteve ushqimore në Lushnjë.
Por kjo nuk është e vetmja tragjedi që ka pësuar familja e 25-vjeçares. Dy vite më parë, gjyshi i viktimës Desantila Sollaku, u vetëhodh nga pallati ku banonte.
Ditën e sotme një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 persona u shpëtuan, mes tyre 4 fëmijë. 25-vjeçarja Tila Sollaku u gjet e pajetë në grykderdhjen e kanionit të Holtës, ndërsa turistët e tjerë treguan tmerri nqë përjetuan mes furisë së ujit.
Grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e këtyre kanioneve për shkak të shirave të shumta që kanë bërë që niveli i ujit në lumë të rritet.