AKTUALITET, 23 Korrik 2020, 19:34

Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë-Shkodër, katër të plāgosur, dy rëndë

Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë-Shkodër,

Tre automjete janë përplāsur pasditen e sotme në autostradën Lezhe-Shkodër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mabe.

Nga burimet e para, raportohet për katër të plāgosur, dy prej tyre në gjendje të rënde. Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të plāgosurve, dhe më pas i kanë transportuar në spitalin e Lezhës.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.