AKTUALITET, 30 Janar 2018, 20:32

Aksident i rëndë në Vlorë, makina bie në kanal, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Vlorë, makina bie në kanal,
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në Vlorë, pasi një makinë është përmbysur dhe dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve një makinë me targa greke ka përfunduar e batuar në një kanal në vendin e quajtur Pusi i Mezinit në Vlorë.

Shkak për këtë aksident është bërë mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe amortizimi i saj.

Makina me targa greke ka qenë duke udhëtuar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të lagjes së Pusi Mezinit, por mosnjohja e rrugës si dhe mungesa e ndriçimit ka bërë që të përmbyset në kanal.