AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 16:32

VIDEO/ “Votoni ose do ju heqim KEMPIN”, Klevis Balliu publikon videon: Ja si po kërcënohen personat me aftësi të kufizuara

VIDEO/ “Votoni ose do ju heqim KEMPIN”, Klevis Balliu publikon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kërkuar që të merren masa urgjente, pasi sipas tij po kërcënohen personat me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në votime.

Balliu thekson se qytetari denoncon me zë dhe figurë dhunë që pushteti po ushtron ndaj kësaj shtrese.

“Akt barbar dhe i shëmtuar kërcënimi i qytetarëve me aftësi të kufizuar për të marrë pjesë në votimet MONISTE të Edvin Enverit. Rama po terrorizon qytetarët me pushtetin e tij.

Urgjentisht të merren masa dhe të arrestohen dhunuesit. Me zë dhe figurë qytetarët po denoncojnë dhunën e pushtetit ndaj tyre”, thekson Balliu.