AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 16:47

“Nuk më thirrën, i shpërndanë të PS-së pa polici”, flet kandidati i AK në Prrenjas për materialet zgjedhore

“Nuk më thirrën, i shpërndanë të PS-së pa

Kandidati i Aleancës Kuqezi në Prrenjas, Myslym Karriqi, ka reguar në lidhje me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në këtë vend.

Ai është shprehur për Faxnews se materialet zgjedhore janë shpërndarë vetëm nga anëtarë të Partisë Socialiste dhe pa polici.

“Materialet u shpërndanë të shoqëruara vetëm nga anëtarë të PS-së. Në mënyrë flagrante materialet u shpërndanë pa policinë. Unë si kandidat nuk u thirra,”- mohet të jetë shprehur ai.

Ditën e sotme materialet zgjedhore janë shpërndarë në qendrat përkatëse ku pritet të votohet ditën e nesërme në shumë qytete të Shqipërisë.