AKTUALITET, 14 Mars 2018, 15:36

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Një shqiptar 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Greqi. Bëhet fjalë për Blerim Qarrin nga Hasi, i cili është përplasur nga një makinë në Santorini.

Qarri ishte i fejuar dhe jetonte në Has së bashku me 3 motrat e tij, dhe nënën e sëmurë pasi babi i kishte vdekur pesë vite më parë.

Policia greke, shkruan Ora News, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.