AKTUALITET, 14 Mars 2018, 14:26

Sekuestrohet 686 kg drogë në Korçë, autori i ikën policisë

Sekuestrohet 686 kg drogë në Korçë, autori i ikën

Një sasi e madhe droge është kapur në Korçë, ku në pranga është vënë një person.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë sekuestruar 686 kilogramë kanabis sativa në një shtëpi në Bulgarec të Korçës.

Ndërsa pronari i banesës 45-vjeçari me inicialet K. G., i ka ikur policisë, duke u shpallur në kërkim.

Njoftimi

Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.

Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.