TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital një 46-vjeçar në fshatin Thumanë të Krujës, pak kohë pasi familjarët po e dërgonin për të marrë ndihmën e parë, për shkak se ai ishte vetëhelmuar në banesë.
Megjithatë ngjarja mbetet ende e pasqaruar dhe policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po merren në pyetje familjarët e tij për të hedhur më shumë dritë rreth shkaqeve që mund ta kenë shtyrë burrin drejt aktit për t’i dhënë fund jetës.
Informacion paraprak
Më datë 13.03.2018, në fshatin Thumane, në banesë, është vetëhelmuar shtetasi P.S., vjeç 46, banues Krujë, i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.