AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 22:06

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen tre persona

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen tre persona

Një aksident i frikshëm është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin pranë “Paraburgimit” në Bradashesh.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht. Nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej të plagosurve kane pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër dëmtime më serioze.