AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 17:57

Ish-deputeti i PD-së nxjerr videon: Kostot e arbitrazheve të humbura nga keqmenaxhimi i palaços!

Ish-deputeti i PD-së nxjerr videon: Kostot e arbitrazheve të humbura

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Teksa ka publikuar një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku shprehej se qeveria nuk kishte humbur asnjë arbitrazh. Ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços.

REAGIMI I ALIBEAJT

Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit.

Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços, që mendon se duke gënjyer me zë të lartë, do të na infektojë me patologjinë e tij.

Ora e ndryshimit nuk është larg!