AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 21:32

Përfshihet nga zjarri zona e Karaburunit në Vlorë, flakët shumë pranë pikës ushtarake të Pashalimanit

Përfshihet nga zjarri zona e Karaburunit në Vlorë, flakët

Një zjarr masiv po vijon prej disa orësh në kodrat e Karaburunit, ndërsa flakët rrezikojnë t’i afrohen dhe pikës ushtarake të Pashalimanit.

Zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre, ndërsa për shkak të terreni të thyer është e vështirë ndërhyrja.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të zjarrfikëses si dhe policia. Po ashtu ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesa.