TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai thotë se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
“Shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre. Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen” – citohet të ketë thënë Vulin.
Sipas tij “Shqipëria e Madhe” është lajm i “një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan”, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim institucional.
“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, – tha ai. Po ashtu ministri serb ka theksuar se Bashkimi Europian, “si çdoherë deri më tani, do të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj deklarate dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim”.