AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 18:15

Itali/ Në 24 orë humbin jetën 23 persona, 2499 raste të reja me COVID-19

Itali/ Në 24 orë humbin jetën 23 persona, 2499 raste të reja

Në Itali në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2499 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 23 persona (dje ishin 2,548 raste).

Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë Italiane, ndërsa numri i testimeve arriti një rekord të ri prej 120,301, pra rreth dy mijë më shumë se dje.

Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 319,908, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 229,970.

Aktualisht në kujdesin intensiv janë duke u trajtuar 294 persona, tre më shumë se dje.

Rajonet me më shumë infeksione janë Campania (392), Lombardia (307) dhe Lazio (264). Fatkeqësisht të gjitha rajonet regjistrojnë raste të reja, ku numri më i ulët është në Molise me 4 të tillë.