TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i pazakontë ndodhi mëngjesin e së shtunës, më 10 tetor, në urën Hlavka në Pragë, ku një makinë patrullimi humbi kontrollin, u përplas me parmakun mbrojtës dhe përfundoi në lumin Vltava.
Në automjet ndodheshin dy efektivë policie, një grua dhe një burrë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Të dy arritën të mbijetonin pa pësuar lëndime të rënda, ndërsa një vrapues që ndodhej pranë vendngjarjes u hodh në lumë për t’i ndihmuar të dilnin nga uji.
Të tre arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga lumi. Dy efektivët e policisë shfaqën shenja hipotermie dhe morën ndihmën e ekipeve të shpëtimit.
Pak kohë pas aksidentit, makina e patrullës u nxor nga uji me ndihmën e një vinçi.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentet kur automjeti humbet kontrollin dhe përfundon në lumë. Makina duket se lëviz me shpejtësi përgjatë shinave të tramvajit, ndërsa ka të aktivizuara sinjalet dhe sirenën, çka mund të tregojë se efektivët po i përgjigjeshin një incidenti.
Në një moment, automjeti rrëshqet, del jashtë kontrollit dhe përplaset me parmakun mbrojtës, përpara se të bjerë në lumin Vltava.
Dnešní ranní nehoda policejního vozu na pražském Hlávkově mostě. Auto dostalo smyk na mokrých tramvajových kolejích a následně prorazilo svodidla a spadlo do Vltavy.😱 https://t.co/t6sXFLuRB1
— Barbora Mercury 🇨🇿✌️🇪🇺 (@MercuryBarbora) October 10, 2026