AKTUALITET, 8 Shtator 2019, 13:46

Video tronditëse/ Momentet e fundit të jetës, notuesi nga Lezha në barelë në breg të detit, dërgohet në spital

Video tronditëse/ Momentet e fundit të jetës, notuesi nga Lezha



Njerëz të shumtë rreth e rrotull, infermierë, tronditje, ankth e panik. Ky është momenti kur garuesi 72-vjeçar nga Lezha që merrte pjesë në Maratonën Kombëtare të Notit doli nga deti në gjendje të rëndë. Sipas bisedës në video, të siguruar nga “BalkanWeb”, thuhet se garuesi kishte vjellë gjak dhe se kishte tensionin e lartë.

Pak minuta pasi u transportua në spital, 72-vjeçari ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në Sarandë, ku po zhvillohet Maratona Kombëtare e Notit e grupmoshave 10-80.

Mark Ademi, nga Lezha është ndjerë keq sapo ka përfunduar garën e tij në 500 metra. Pritet raporti mjekësor për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

https://www.youtube.com/watch?v=c8AY4uNo3Q0