AKTUALITET, 19 Prill 2020, 23:34

Akademia e Shkencave, studim për pandeminë. Gjinushi: Po punojmë edhe me shkencëtarët e huaj

Akademia e Shkencave, studim për pandeminë. Gjinushi: Po punojmë

Ndërsa Shqipëria po përballet me pandeminë, vete Akademia e Shkencave ne dy prill ka ngritur katër Komisione atë te Mjekësisë, Ekonomisë, Informatikës e Matematikes, me 50 eksperte, për te dhënë kontributin ne përballimin e situatës.

Kryetari i Akademisë, Skënder Gjinushi tregon për televizionin "Vizion Plus" se mes specialisteve ka disa ide por ende nuk mund te thuhet se kur mund te nise rikthimi ne normaliteti dhe hapja e shkollave.

“Më tepër është ajo që kush do të jetë politika e testimit, dhe si do gjurmosh të heshturit, sepse një nga karakteristikat e sëmundjes është asimptomatike, të tëra vendet janë përpjekur për të rritur numrin e testeve.

Ka ide konkrete, jemi duke përpunuar specialiste, që ku do të drejtohemi dhe si do matim imunitetin e fituar. Ka hipoteza që popullsia ka fituar imunitet.

Janë bërë shkëmbim mendimesh, është lënë një takim për të parë kush do jene masat e lehtësimit dhe në komisionin tonë bëhet ky debat, do fillojmë me hapje shkollash apo jo këto janë në përpunim dhe nuk i kam parasysh”, deklaron kreu i Akadamisë së Shkencave.

Gjinushi sqaron se akademia po ndjek me vëmendje edhe eksperiencën e vendeve me te zhvilluara.

Profesor ju me thatë që janë disa ide dhe plane nuk janë të vonuar, për tu implementuara?

Jo sepse imuniteti është çështje e madhe, nuk është një gjë që duhet sot, mbrojtja reale kur është e sigurt që virusi nuk sjell më dëm është fitimi i imunitetit të turmës dhe të grupit që quhet, dhe që vlerësojmë se do jetë mbi 60%. Ky nuk është një proces që bëhet në një ditë.

Akademia e Shkencave është ne kontakt me ekspertet te huaj me qellim qe mbështetur edhe mbi qëndrimet e tyre te ndërtohet një studim për pandeminë e koronavirusit ne Shqipëri.