AKTUALITET, 19 Prill 2020, 22:02

Konfirmohen 51 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Konfirmohen 51 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Shtohen rastet në Kosovë me koronavirus. 51 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar këtë të diel, duke e çuar në 561 numrin e të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur për shërimin e nëntë personave të tjerë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona nga koronavirusi.