AKTUALITET, 26 Prill 2021, 08:48

Agron Shehaj mund Lulzim Bashën në njësinë 10 në Tiranë

Agron Shehaj mund Lulzim Bashën në njësinë 10 në

Është shpallur rezultati përfundimtar në njësinë 10 në Tiranë. Në këtë njësi ka fituar Partia Socialiste bindshëm me 6007 vota. Partia Demokratike ka marrë 4550 vota. Në vendin e tretë renditet LSI me 628 vota, e ndjekur nga PSD me 208 vota.

Nga Partia Demokratike, më shumë vota ka marrë Agron Shehaj me 525 vota, duke mundur edhe Lulzim Bashën, i cili ka arritur të sigurojë vetëm 492 vota.

Ndërkohë vihet re një rekord votash për kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj. Ish ministri i brendshëm, ka arritur të sigurojë 2795 vota, gati gjysma e votave totale të PS-së në këtë njësi.

Kujtojmë se në njësinë 10 u votua elektronikisht dhe rezultati përfundimtar u shpall në orën 08:00.