AKTUALITET, 26 Prill 2021, 01:05

Hapen kutitë e para të votimit në Tiranë, nis procesi i numërimit

Hapen kutitë e para të votimit në Tiranë, nis procesi i

Janë hapur kutitë e parë me vota në Tiranë. Fillimisht numërimi ka filluar në qendrën e votimit tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”.

Janë gjashtë grupe numërimi me nga 4 pjesëtarë. Pra procesi do të fillojë njëherë për gjashtë kuti.

Në këtë shkollë ka qenë e pranishme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë, ndërsa partitë sipas saj duhet të presin rezultatin përfundimtar dhe të pranojnë atë.