AKTUALITET, 26 Prill 2021, 00:41

Rushaj: Shqiptarët i thanë stop Edi Ramës, votuan për ndryshimin

Rushaj: Shqiptarët i thanë stop Edi Ramës, votuan për

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj është shprehur se sot shqiptarët vendosën t’i thonin stop Edi Ramës, duke i dhënë fund regjimit të tij. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Rushaj shprehu falenderimet për ata që i besuan PD-së për të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e madhe, e jashtëzakonshme e një fitoreje të madhe. Sot qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë vendosën ta çojnë Edi Ramën në shtëpi, i thanë stop dhe mposhtën një regjim. I thanë një njeriu që vodhi votat, të dhënat e tyre personale, i thanë boll.

Sot qytetarët e Shqipërisë votuan për të ardhmen e tyre, e fëmijëve të tyre prandaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër që mundësuan ndryshimi. Vendosën t’i japin fund dhe mposhtën një regjim.”, tha Rushaj.