TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Arjan Çani thotë se nëse e majta merr një mandat të tretë, do ta arrijë këtë përmes disa trukeve të vogla.
“Nëse e merr mandatin e tretë, po e merr me kirurgji miniinvazive. Është një operacion pa çarje”, tha ai.
Sipas tij, një rezultat i ngushtë do të prodhojë një maxhorancë të brishtë.
Çani: A do të mjaftohet me 71 deputetë. A do t’i kërkojë Bashës bashkëqeverisje? A do të trafikojë kandidatë? Këtu janë hipoteza. Nëse rezultati është i ngushtë, favorizohet maxhoranca. Do jetë një qeveri me brekë nëpër këmbë.
Rakipi: Qeveritë kanë qenë shpesh edhe pa brekë.
Sipas Çanit, një mandat i tretë i qartë për Ramën është i manipuluar.
Çani: Nëse ka një mandat të tretë për Ramën, ky është i vjedhur dhe i manipuluar.