AKTUALITET, 26 Prill 2021, 06:26

Numërimi i kutive të para/ Partia Socialiste prin në Tiranë me diferencë të thellë

Partia Socialiste po udhëheq garën në Tiranë me diferencë të thellë. Megjithatë deri tani në këtë qark janë numëruar 158 qendra votimi nga 1243 në total.

Partia Socialiste deri më tani ka marrë 27715 vota ose 51.41% të votave të numëruara. Ndërsa Partia Demokratike deri më tani ka marrë 36.15% të votave ose 19488 vota.

LSI zë vendin e tretë me 3322 vota të grumbulluara deri më tani ose 6.16%.