TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari për çështjet ligjore të Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka reaguar në një konferencë për mediat për vendimin ndaj kryebashkiakut të Matit Agron Malaja.
Gjata theksoi se Agron Malaj nuk mund të kandidojë për zgjedhje, ndërsa shtoi se PD do të kallëzojë penalisht pesë anëtarë të KQZ për shpërdorim detyre.
“Agron Malaj, përjetë nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet në këtë post.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë duke shpërdoruar detyrën.
Edi Rama sot vendosi të dalë mbi ligjin. PD do të kallëzojë penalisht pesë anëtarë të KQZ për shpërdorim detyre dhe do të ankimojë në Gjykatë vendimin e paligjshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kriminalizimin Rasti i Agron Malaj dëshmon edhe një herë se Edi Rama me krimin e ka më të lehtë të vjedhë.
Ai vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se kandidatët me 30 qershor janë kontingjente burgjesh. Veglat e tij të inkriminuar në pushtetin, lokal, qeveri nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën”, tha Gjata.