TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa kohësh, modelja Adrola Dushi po përflitet se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T.
Megjithëse, dyshja ende nuk e kanë pranuar publikisht, faktet kanë treguar të kundërtën.
Së fundmi në një intervistë për Revistën Class, Adrola ka treguar se në jetën e saj ka vetëm një “Kapo” dhe ai është Troi, djali i modeles.
“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde.
Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia.
E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim.
Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh:
“Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet:
“E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”,-është shprehur ajo duke konfuzuar që të gjithë fansat.