LIFESTYLE, 12 Gusht 2021, 23:49

Dua Lipa nuk ndalet, bashkon forcat me legjendën e muzikës Elton John

Dua Lipa nuk ndalet, bashkon forcat me legjendën e muzikës Elton John

Pas një periudhe relaksimi, Dua Lipa i është rikthyer projekteve muzikore dhe ka bashkuar forcat me legjendën, Elton John.

Kënga e saj më e re do të jetë në bashkëpunim me artistin e madh, një remix, i cili do të vijë për publikun pa videoklip.

Kujtojmë se Dua ishte pjesëmarrëse tek festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, e cila u transmetua online. I gjithë ky organizim u mbajt për të mbledhur para për fondacionin e artistit që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Përkrah artistit të famshëm performoi edhe Dua Lipa, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Artistja shqiptare nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.