LIFESTYLE, 15 Gusht 2021, 10:01

Erion Isai dedikim të ndjerë për ditëlindjen e vajzës: Ky është vetmi shqetësim që kam

Sot në familjen e aktori të humorit, njëherazi dhe kryetar i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është festë. Vajza e tij e madhe, Ajër ka ditëlindjen dhe mbush pesë vite. Nuk kishte se si në këtë ditë të veçantë të mungonte një urim nga babi Erioni, i cili ka ndarë pak më parë në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushes. Isai e ka shoqëruar me një urim shumë të ngrohtë, duke i prekur zemrat e të gjithëve.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Erion Isai (@erion_isai)

“Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: “babi të kam jetë!” I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim: po rritet! Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç. Gëzuar Ajër! Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!”, ka shkruar ai krahas fotos. Kujtojmë që familjes Isai në muajin shtator ju shtua një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë E’dua.