LIFESTYLE, 13 Gusht 2021, 11:53

“Kur e ke burrin nga Gjirokastra”, Rezarta tregon me plot humor se Ermali “nuk i përmbush” kërkesat

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermali janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Çdo postim i tyre në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me më të fundit.

Rezarta ka postuar në Instastory një foto, ku ka treguar se Ermali i ka blerë një akullore të vogël dhe me shaka i ka kujtuar atij origjinën nga Gjirokastra.

“Kur i kërkon burrit nga Gjirokastra të të blej një akullore! Mirë që nuk më bleu një kaush bosh”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se pak ditë më parë çifti kurorëzoi dashurinë e tyre 17 vjeçare në martesë dhe bënë një ceremoni private në një jaht luksoz.