TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adi Krasta rikthehet sërish në ekran. Këtë herë jo më në Shqipëri, por në një television në Kosovë. Drejtori i T7 në Kosovë, Berat Buzhala ka qenë ai që ka dhënë lajmin e rikthimit të Krastës në një ekran, duke thënë se emisioni do të nis sot.
Siç shihet nga foto i ftuar i parë për Adi Krastën do të jetë Kryeminstri në ikje, Ramush Haradinaj. Ndërkohë Buzhala nuk harron të shkruaj se Krasta do të jetë i lirë në punën e tij dhe nuk do ketë kurrë ndërhyrje editoriale.
“Sonte ne T7 fillon nje emision i ri ?. Presidenti e mbane fjalen: Ftesa e realizuar per nje gazetar te njohur shqiptar te perndjekur nga Edi Rama ne Shqioeri per t’u bere pjese e T7’shit eshte bere realitet. Emisioni i tij fillon ne ora 21.00. Liri e plote editoriale. Per cdo kend dhe per kudo. Liri te plote per te kritikuar qeverine e Shqiperise, ate te Kosoves, te Maqedonise, te Turqise, te Amerikes. Qendroni para T7’shit sonte ???? Asnje dore e asnje politikani nuk eshte aq e gjate dhe aq e fuqishme sa te mberrije deri ne Express dhe T7”, shkruan Buzhala.