AKTUALITET, 30 Prill 2020, 18:45

Agjentët sekretë amerikanë: COVID-19 nuk u krijua nga dora e njeriut

Agjentët sekretë amerikanë: COVID-19 nuk u krijua nga dora e

Pandemia e COVID-19, e cila nisi në Kinë dhe u shpërnda në të gjithë botën nuk u shkaktua nga një virus i krijuar nga njeriu dhe nuk është i modifikuar gjenetikisht.

Këto janë konkluzionet e arritura nga agjentët sekret amerikanë të cilët udhëtuan drejt Wuhan-it në Kinë për të parë nga afër vendin ku lindi koronavirusi.

Kështu ka deklaruar drejtor i inteligjencës kombëtare që koordinon punën e të gjitha agjencive federale, nga CIA deri tek NSA në SHBA.

Rreth 2 javë më parë SHBA dërgoi në Kinë agjentë për të parë nëse virusi ishte krijuar nga dora e njeriut apo kishte lindur në tregun e kafshve të egra në Wuhan siç raporton Pekini.

Eshtë thënë se laboratori i specializuar në studimin e viruseve ekziston në Wuhan, por nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri të jetë gjeneruar aty, madje është identifikuar në disa lakuriqë natë gjeneza e virusit të shndërruar në pandemi.