AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 11:10

Florian Marku nuk ndalet, arrin fitore spektakolare në Londër (video)

Florian Marku nuk ndalet, arrin fitore spektakolare në Londër (video)

Boksieri shqiptar Florian Marku, ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij. Mbrëmjen e djeshme ai ka mundur, çekun Miroslav Seban me rezultatin 60-55.

Ndeshja u zhvillua në Arenën  O2 në Greenwich, Londër, ku pati një prezencë të jashtëzakonshme nga komuniteti shqiptar në Britani.

Kujtojmë se pak ditë më parë, tabloidi më i madh në Britani,  "The Sun", i kushtoi një artikull karrierës dhe jetës së boksierit shqiptar. /TPZ.al/